2019
Bosnia and Herzegovina
3 min
Color
Një boshnjak i ri, i rritur në një bashkësi radikale islamiste, po përpiqet të rindërtojë jetën e tij pasi është akuzuar për pjesëmarrje në një sulm terrorist. THE INFIDEL është një dokumentar i metrazhit të gjatë për një të ri, Dinon, i cili ka kaluar një pjesë të rinisë së tij në një bashkësi të mbyllur radikale fetare të lëvizjes “vahabi” në Bosnjë dhe Hercegovinë. I ati, djali i një gruaje katolike boshnjake dhe i një babai komunist e ka pasur të vështirë ta rindërtojë jetën e tij pas luftës. I ati i Dinos takon anëtarët e grupit radikal islamit të cilët i prezantojnë atij versionin e fesë si shpëtim nga vuajtjet. Ai bëhet shumë radikal, vendos se duhet të largohet nga vendlindja e tij e cila është shumë sekulare për të, dhe e merr familjen e tij, Dinon, dy vëllezërit e rinj dhe nënën e tij Maoca. Dino përpiqet të përshtatet, e kalon kohën duke grumbulluar dhitë dhe duke dëgjuar muzikë në pyje që kur në fshat të gjitha llojet e muzikës janë të ndaluara. Ndërkohë ai takon Mevlidin, një burrë që po planifikonte një sulm terrorist në Ambasadën Amerikane në Sarajevë. Duke mos e ditur se çka planifikon të bëjë Mevlidi, Dino e dërgon atë me veturë në Sarajevë dhe e lë atë pak para se ai të fillonte të qëllonte drejt Ambasadës. Dino kalon disa muaj në burg, e braktis fenë dhe vendos të kthehet në Bihac, vendlindjen e tij, i pret lidhjet me të atin radikal dhe familjen dhe e fillon një jetë të re nga e para.
Regjisor/e
Nejra Latić Hulusić is director and producer born, raised and currently based in Sarajevo. Graduated from directing department of Academy of Performing Arts in Sarajevo. She is the founder and a member of HAVA SARAJEVO, where she directs and produces documentary and fiction films. As a director and a producer she was awarded by BDC “Balkan discoveries 2011” workshop for the pitching of UNDERCOVERED (SFF, ZagrebDox, Cottbus FF...) project in development. Directed a documentary film HER CINEMA LOVE which has been screened on the most important documentary film festivals such as HOTDOCS, Visions du Reel, DOK Leipzig, DokuFest, ZagrebDOX,...