PROJEKTET E PËRZGJEDHURA PËR FORUMIN E FILMIT TË SHKURTËR U SHPALLËN
DokuFest ka kënaqësinë të shpallë projektet e përzgjedhura për edicionin e parë të Forumit të Filmit të Shkurtër, një platformë rajonale për bashkë krijim dhe prezantim që mbështet filma të shkurtër nga Ballkani. Iniciativa do të fillojë me një sesion online më 25 korrik, dhe vazhdon me programin fizik në Prizren nga 4 deri më 6 gusht 2025, gjatë edicionit të 24'të të DokuFest.